Çela në tribunë, “amnisti” e befasishme për 3 të pezulluarit. Njihuni me pikantet e sfidës Flamurtari-Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2023 | 13:55

Çela në tribunë, “amnisti” e befasishme për 3 të pezulluarit. Njihuni me pikantet e sfidës Flamurtari-Tomori

Flamurtari mposhti me rezultatin minimal Tomorin në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë së Parë. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj momentet më pikante të këtij takimi.

MixCollage-13-Nov-2023-01-54-PM-501

– Tribuna qendrore nuk ishte plotë. Pagesa për të siguruar një vend në të, ka tkurrur interesin (kushton 10 mijë lekë të vjetër). E megjithatë, nuk munguan në sektorët e tjerë. Në total ishin 1300 spektatorë.

– Flamurtari nuk e kishte trajnerin në stol. Emiljano Çela kishte plotësuar numrin e katër të kartonëve dhe rrjedhimisht mungote. Kreu i pankinës e ndoqi ndeshjen nga tribuna B. Nuk preferoi që të qëndronte në atë qendrore, por e pa si një tifozëve të thjeshtë.

– Behar Ramadani ishte kapiteni i Flamurtari dje. Në mungesë të Denis Pjeshka së pezulluar, shiriti i kaloi një tjetër shkodrani.

– Pas zhurmës së madhe që krijuan me pezullimet, vjen “amnistia”. Me një vendim të befasishëm, Flamurtari riktheu tre lojtarët e dënuar. Elvi Berisha luajti si titullar dhe luajti vetëm 36 minuta, ndërsa Mateos Indio 67 minuta. Aleksa Mrdja u aktivizua në minutën e 89-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"