Çekiçi: Jam rritur duke parë Skënderbeun, por japim maksimumin për kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2015 | 20:35

Çekiçi: Jam rritur duke parë Skënderbeun, por japim maksimumin për kualifikimin

endriTe rivalët e Skënderbeut në “Play-Off” të Championsit luan një futbollist shqiptar, sulmuesi nga Porgradeci, Endri Çekiçi i biri Ylli Çekiçit një nga futbollistët e shquar të Skënderbeut ndër vite.

Endri i i cili është pjesë edhe e Kombëtares U21, prej 1 viti i është bashkuar ekipit të parë të Dinamo Zagreb ku ka edhe ka zhvilluar me këtë fanelë edhe disa takime. Ai do të jetë kundërshtar ndaj Skënderbeut dhe në prononcimin e tij ë parë u shpreh i gëzuar për arritjen e korçarëve, por njëkohësisht dëshiron suksesin me ekipin e tij.

Natyrisht është diçka e bukur që një ekip shqiptar ka shkuar në këtë fazë të  turneut, por nga ana tjetër ndjej keqardhje, që vetem njëri do të shkojë në grupe. Ekipi jonë do të japë maksumumin, që të shkojmë më tej” – tha 18-vjeçari për www.sportal.al.

Endri Çekiçi është pjesë e ekipit të parë Dinamos së Zagrebit prej sezonit të kaluar. Endri është djali i Ylli Çekiçit, që në të kaluarën ka luajtur për Skënderbeun. “Kjo është një rastësi e veçantë. E respektoj Skënderbeun. Dikur shkoja në çdo ndeshje të babait, jam rritur si të thuash me Skënderbeun, por ky është futbolli gjithçka mund të ndodhë” – ka përfunduar Endri Çekiçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"