“Çdo ndeshje është sfidë më vete”, Bubeqi: Në Fier luajmë për gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2023 | 9:55

“Çdo ndeshje është sfidë më vete”, Bubeqi: Në Fier luajmë për gjithçka

Kambanat e alarmit për rënien nga kategoria kanë filluar të bien për Burrelin, që ndonëse nuk humbi, la dy pikë të vlefshme në përballjen në “Liri Ballabani”, me lezhjanët e Besëlidhjes.BubeqiKalendari është i vështirë duke filluar nga transferta e kësaj jave me Apoloninë e Fierit. Trajneri Bubeqi, i cili rikthehet në pankinë pas dënimit me dy ndeshje, është përqendruar te ndeshja përballë fierakëve. Ata do të synojnë tri pikët, ndërkohë që edhe një e tillë do t’i kënaqte. Kjo do të ndikonte pozitivisht në psikologjinë e lojtarëve.

Këtë e pohon edhe tekniku Bubeqi për “Panorama Sport”, teksa ndër të tjera thotë: “Çdo ndeshje është sfidë më vete, për rrjedhojë edhe ajo me Apoloninë ku ne synojmë vetëm rezultat pozitiv, pasi fundja s’kemi çfarë të humbasim. Do të luajmë gjithçka për gjithçka dhe synojmë të marrim tri pikë. Për këtë jemi përgatitur maksimalisht gjatë gjithë javës, duke lënë pas krahëve ndeshjen e kaluar. Autokritika më e mirë që ne do të bëjmë së pari para vetes, tifozërisë dhe presidencës, është të dalim me rezultat pozitiv nga Fieri. Do të luajmë lojën tonë duke synuar zhbllokimin e rezultatit sa më shpejt dhe marrjen e tri pikëve, që do të na shërbenin si një impuls frymëmarrjeje”.

MARTIN DEDAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"