“Çdo gjë është në favor të Sitit”, interisti Tramexani i ka idetë e qarta: Unë do ta nisja ndeshjen me Lukakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 18:05

“Çdo gjë është në favor të Sitit”, interisti Tramexani i ka idetë e qarta: Unë do ta nisja ndeshjen me Lukakun

Paolo Tramexani do të bëjë tifo për Interin në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Mançester Sitit. Si ish-futbollist i zikaltërve dhe tifoz i deklaruar i asaj skuadre, ai shpreson që skuadra e Inzagit të arrijë të çojë trofeun. Por edhe ndihmësi i Xhani De Biazit në vitet kur kjo dyshe drejtonte Shqipërinë, është i ndërgjegjshëm që anglezët janë favoritë në këtë duel.

asdasdasdasdasd

“Gjithçka është në favor të Sitit, duke pasur parasysh sezonin e jashtëzakonshëm që kanë bërë. Kampionët dhe eksperienca e madhe ndërkombëtare janë favoritët. Por Interi i periudhës ë fundit është një skuadër e cila ka gjetur përsëri parimet e lojës, ndërgjegjësimin dhe sigurinë. Shpresa dhe ndërgjegjësimi është se favoritët në 90 minuta mund të mposhten, pa dalë shumë nga natyra. Ata do të sforcojnë disa situata loje, do të jetë vendimtar tranzicioni pozitiv, duke pasur parasysh se ata do të lëshojnë hapësira. Sido që të shkojë, jam i sigurt që Interi do të bëjë një ndeshje të madhe dhe do të dalë nga fusha me kokën lart.

Xheko apo Lukaku? Unë do ta nisja ndeshjen me Lukakun. Meqë mbrojtësit e tyre do të jenë shumë lart dhe të hapur, në ato linja shoh më shumë të vlefshëm Lukakun si karakteristika. Ai ndjehet mirë dhe kërkon ndonjë hakmarrje. Në rast se do të largohet, do të dëshironte ta bënte në mënyrën , më të mirë të mundshme dhe me të, me forcën e tij fizike, Lautaro ka mundësinë që të luajë më mirë’, ishte parashikimi i Tramexanit për “TMW” rreth finales së Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"