Çaço: Gjejmë pikët ndaj Luzit, por pres gjykim korrekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 11:14

Çaço: Gjejmë pikët ndaj Luzit, por pres gjykim korrekt

Tomori kërkon kthesën e madhe. Pas tetë ndeshjesh pa fitore, po rrezikojnë jo pak. Nëse dy transfertat e fundit shkuan si mos të keq, të paktën duan të kalojnë të radhës.

GHHG

Të dielën shkojnë në Luz, atje ku i pret vendi i 12-të i Kategorisë së Parë. Është ky shkaku, që në Berat e kanë cilësuar edhe si një “finale” mbijetese. Do të udhëtojnë më të plotë në këtë ndeshje, pasi rikthehen në formacion, dy titullarë. Sulmuesi Kostika Beçka dhe mbrojtësi Ervis Çaço janë gati dhe kjo u ka dhënë më shumë optimizëm beratasve për një rezultat pozitiv. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, kapiteni flet me nota pozitive për këtë sfidë.

“Nuk ndodhemi në një situatë të mirë, por të dorëzuar nuk jemi. Tek të gjithë është shtuar besimi se ndaj Luzit do të vijë kthesa. Pa pikë nuk do të dalim. Jemi të gjithë të mendimit se këtij takimi i duhet një gjykim korrekt dhe i një niveli të lartë profesional. Verdiktin final le ta japë fusha e lojës. Nuk ka rëndësi kush është favorit, skuadra vendëse apo Tomori me tradita, rëndësi ka një arbitrim asnjanës. Në emër të skuadrës, ftoj tifozërinë tonë që të vijë dhe të na mbështesë në mënyrë të organizuar, sepse bashkë do t’ia dalim me rezultat pozitiv”, tha Çaço.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"