Bylisi shpallet kampion me U-21, por fokusi është tek tre javët e mbetura të ekipit të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 0:11

Bylisi shpallet kampion me U-21, por fokusi është tek tre javët e mbetura të ekipit të parë

Në Ballsh dje ka pasur festë. Skuadra U-21 është shpallur kampione teksa ka mundur 9-1 Kukësin. Bylisi U-21 dhe pse me 1 ndeshje më pak, atë ndaj Teutës, ka kryesuar bindshëm këtë sezon, teksa ka lënë 13 pikë më pas Partizanin kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i garës.

BYLIS u21

Kjo është hera e tretë që U-21 e Bylisit ngre këtë trofe. Sa i përket ekipit të parë, disfata në Fier me rezultatin 4-1 ka trazuar ujërat në kampin ballshiot. Java anti-Flamurtar ka nisur me një analizë për paraqitjen jo të mirë në “Loni Papuçiu” fundjavën e shkuar. Në kuadër të formatimit dhe riorganizimit për Superioren, Bylisi ka nisur punën për organikën e sezonit të ardhshëm, ku klubi do të vijojë me modelin e tij të promovimit dhe shitjes së lojtarëve të rinj dhe perspektivës.

Bylisi luan të hënën e ardhshme me Flamurtarin, një duel mjaft interesant, ku ballshiotët do të synojnë kthesën në shtëpi. Edhe pse nuk mendohet ndeshje e lehtë, nga të besuarit e trajnerit Bellai kërkohet trepikëshi, ku me Superioren në “xhep”, sezoni quhet i përmbushur me fitimin e titullit kampion.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"