Bylisi nuk e ka më në dorë titullin, ja skenarët se si ballshiotët mund të parakalojnë Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 12:10

Bylisi nuk e ka më në dorë titullin, ja skenarët se si ballshiotët mund të parakalojnë Elbasanin

Bylisi regjistroi humbjen e pestë sezonale në Fier dhe transfertat janë kthyer si mallkim, pasi janë mundur nga Korabi, Kastrioti, Luzi, Burreli dhe së fundmi Apolonia. Megjithatë, ballshiotët janë në vend të dytë, ndërsa diferenca me Flamurtarin e vendit të tretë që e presin këtë fundjavë në Ballsh është 12 pikë.

bylis

Disfata në Fier me rezultatin 4-1 ka qenë më e thella për këtë sezon. Madje, tashmë rrezikohet edhe vendi i parë dhe titulli kampion për Bylisin, kur kanë mbetur edhe 3 sfida nga fundi i sezonit. Bylisit nuk i mjafton tashmë që të fitojë të tria ndeshjet deri në fund, pasi duhet të ketë edhe golaverazhin më të mirë. Ose së paku, duhet që krahas tri fitoreve të mundshme Bylisit, të ndalet Elbasani në dy takime. Ballshiotët presin Flamurtarin në shtëpi, më pas shkojnë në Vorë dhe në fund presin Elbasanin në “Adush Muçaj”.

Janë tri sfida mjaft të forta, sepse edhe Flamurtari e Vora luajnë duele prestigji para finaleve të “play off”-it. E thënë troç, tani Bylisi nuk e ka më vetë në dorë vendin e parë, madje duket gjithnjë e më larg, duke pasur parasysh revanshin e verdhebluve, sidomos në pjesën e dytë të sezonit. Pra, Bylisi për të shkuar te titulli i ka kundër thuajse shumë nga faktorët…

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"