“Buzëqesh” Orges Shehi, titullari i rëndësishëm i Tiranës rikthehet të stërvitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:30

“Buzëqesh” Orges Shehi, titullari i rëndësishëm i Tiranës rikthehet të stërvitet

Kristijan Toshevski bashkohet me skuadrën në stërvitje, por nuk është e thënë që të luajë me Vllazninë.

TOSHEVSKI

Lojtari do të testojë gjendjen me grupin.

Në mungesë të Toshevskit, i cili ende nuk është bashkuar me grupin plotësisht, trajneri Orges Shehi ka nisur që të ndërtojë formacionin antikuqeblu.

Nuk është se do të ketë ndryshime të mëdha në 11-shen që do të përballet me shkodranët, por ndryshimi i vetëm do të jetë nëse luan Toshevski apo Huseini.

Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë me Bekajn në portë. Në mbrojtje veç dyshimit djathtas, luajnë Najdovski, Behiratçe dhe Ismajlgeci.

Në mesfushë, Aleksi, Deliu dhe Kallaku. Sulmi është i përbërë nga treshja, Hasani, Patrik dhe Xhixha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"