Butrinti nuk ndalet në merkato, zyrtarizohet edhe japonezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 21:20


Butrinti nuk ndalet në merkato, zyrtarizohet edhe japonezi

Tjetër zyrtarizim te Butrinti. Pas Ardit Jaupajt, vjen edhe radha e japonezit Juta Takahashi. Kishte ditë që gjendej në Sarandë, por vetëm dy ditë më parë ka nënshkruar kontratën dhe është prezantuar si afrimi më i ri në këtë merkato dimri.

Japonezi

Nuk është një emër i panjohur në vendin tonë, pasi mesfushori ka gati dy vite në Shqipëri. Nëse një sezon më parë luajti te Burreli në Kategorinë e Parë, pjesën e parë të këtij edicioni e mbylli tek Elbasani në Kategorinë e Dytë. Ai ka firmosur një kontratë gjashtëmujore me sarandjotët, por me opsion rinovimi.

Nën urdhrat e Artan Banos janë vënë më herët edhe Bernardo Bazaj me Çinonso Onuh, por nuk do të mbyllen këtu llogaritë me përforcimet. Klubi ka në plan që të sigurojë shërbimet edhe të një mesfushori nga Argjentina, që ka luajtur më parë në Kategorinë Superiore. E megjithatë, emri mbetet ende “enigmë”. Me investimet që kanë bërë këtë merkato, por edhe me sigurinë financiare, duket se skuadra do të synojë që të zërë një vend nderi në tabelën e renditjes e të mos diskutojë mbijetesën.

PANORAMASPORT.AL