Butrinti-Burreli/ Bano lë pa shpresa matjanët: Nuk ndalemi në shtëpinë tonë; Gjoka: Trepikëshin e parë e marrim në Sarandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 13:40

Butrinti-Burreli/ Bano lë pa shpresa matjanët: Nuk ndalemi në shtëpinë tonë; Gjoka: Trepikëshin e parë e marrim në Sarandë

Barazimi në Kupë me Laçin, 1-1 e ka shtuar dozën e adrenalinës te Butrinti para ndeshjes së sotme me Burrelin. Në prag të këtij takimi trajneri Artan Bano për “Panorama Sport” u shpreh:

Bano Butrinti

“Na pret një ndeshje e vështirë me Burrelin, që e kemi vlerësuar maksimalisht. E kemi studiuar kundërshtarin dhe ia dimë pikat e forta dhe të dobëta.

Besoj shumë te fitorja, të cilën nuk duhet ta diskutojmë në shtëpinë tonë. Me praninë e tifozërisë së mrekullueshme shpreh bindjen se nga fusha e blertë do të dalim me pikët maksimale. Lojtarët janë stërvitur me dëshirë dhe përkushtim për të marrë fitoren e dytë në shtëpi. Vuajmë vetëm mungesën e mesfushorit Gjonaj, megjithatë Butrinti e ka kontingjentin e duhur për të mos zhgënjyer në shtëpi”. TOMOR SHEHU

Butrinti-Burreli

Në javën e tretë të kampionatit, matjanët do të luajnë në transfertën e Sarandës. Pas dy barazimeve pa gola në dy javët e para, Burreli do të kërkojë fitoren e parë në kampionat, gjë të cilën për gazetën e konfirmoi edhe drejtori teknik, Klevis Gjoka.

Klevis Gjoka

“Për ne është ndeshja e radhës, ndonëse Butrinti si çdo pritës do të kërkojë maksimumin. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë nga taktika jonë. Burreli do të luajë për pikët maksimale dhe shpresoj të jetë ndeshja e kthesës e të marrim fitoren e parë. Djemtë janë të motivuar shumë. Mungesa nuk do të ketë, ndërsa formacionin e ruajtëm në ndeshjen e Kupës me Besëlidhjen. Në dy ndeshjet e para nga ka munguar vetëm goli, pasi për ne loja ka qenë e kënaqshme. Besoj se ndaj Butrintit do të zhbllokohen edhe sulmuesit që të na japin edhe golin edhe fitoren njëherazi”, u shpreh Gjoka për “Panorama Sport”. DRITAN KURTI

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"