Bushi e nis me vrull, bind Taulant Seferin për te Kombëtarja U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2017 | 13:26

Bushi e nis me vrull, bind Taulant Seferin për te Kombëtarja U-21

Ai nuk ka debutuar ende, mirëpo eksperienca si menaxher i Kombëtares shqiptare të futbollit i ka shërbyer që të nisë “vrullshëm” punën në krye të ekipit “Shpresa”. Alban Bushi duket se ka bindur mesfushorin Taulant Seferi, që luan te Jang Bojs në Zvicër.

Taulant Seferi

Futbollisti nga Kumanova është mesfushor me tipare sulmuese që luan në të majtë dhe me shumë perspektivë edhe për të ardhmen në Kombëtaren e madhe.

Taulant Seferi skeda

Nga sa bëhet me dije, trajneri Bushi e ka bindur 20-vjeçarin që të zgjedhë Shqipërinë, duke qenë se ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Kombëtaren e parë të Maqedonisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"