Burreli mund Maliqin, trajneri: Dy fitoret na kishin vendosur në gjumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 20:28


Burreli mund Maliqin, trajneri: Dy fitoret na kishin vendosur në gjumë

Burreli mundi Maliqin me rezultatin 2-0. Në përfundim të sfidës Alert Alcani i gëzohet fitores së tretë radhazi. Pavarësisht problemeve që u konstatuan në pjesën e parë, trajneri vlerëson reagimin e Burrelit.

kategoria-e-pare-1

“Pjesa e parë nuk ishte në favorin tonë. Dy fitoret e fundit ndoshta na kishin vendosur disi në gjumë. E kisha përgatitur ekipin për një ndeshje të vështirë, përtej renditjes. Fatmirësisht reaguam në të dytën dhe siguruam trepikëshin e tretë radhazi. Pastaj, ne prandaj erdhëm (qesh)”, thotë me humor tekniku

Nga ana tjetër trajneri i Maliqit, Egli Malësija u shpreh i zhgënjyer për rezultatin.

“Kemi krijuar disa raste për të shënuar gol, por nuk jemi treguar të saktë para portës dhe si rezultat pësuam dy gola për fajin tonë. Sidomos golin e parë e falëm, nuk e shënoi Burreli. Keqardhje se si i kemi pësuar golat. Në një pjesë të mirë të ndeshjes kemi krijuar volum loje, por edhe raste. Po nuk shënove, aq më tepër gabon dhe e pëson”.

PANORAMASPORT.AL