Burreli, konfirmohet trajneri Vladimir Gjoni në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2014 | 9:15

Burreli, konfirmohet trajneri Vladimir Gjoni në stol

GjoniVladimir Gjoni, trajneri i Burrelit është konfirmuar dhe për një sezon tjetër në krye të kësaj pankine. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur administratori i klubit të Burrelit, Drilon Skura, i cili ka pohuar se nuk do të ketë ndryshim për numrin një të pankinës matjane. “Është vendosur që sezonin e ri futbollistik ta nisim po me të njëjtin trajner. Ne kemi besim te Gjoni dhe do t’ia besojmë sërish ekipin. Ai tregoi një vendosmëri në shpëtimin e Burrelit në edicionin që lamë pas. Bashkë me trajnerin Gjoni, ne do të mendojmë përzgjedhjen e lojtarëve, të cilët janë kryesorët në një ekip. Duam që të mos gabojmë në zgjedhjet tona”.
Dritan Kurti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"