Burreli i plotë, kërkon pikë me krutanët për t’i iku zonës “play-out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 13:00

Burreli i plotë, kërkon pikë me krutanët për t’i iku zonës “play-out”

Kastrioti-Burreli do të jetë një duel mbijetese. Dy ekipet janë të pozicionuar në vendet e fundit në renditje, prandaj ndeshja pritet të jetë luftarake. Skuadra matjane ka tri humbje radhazi dhe nëse bën tjetër hap fals, komplikon dukshëm pozitat e saj në renditje.

burreli

Trajneri Klevis Hima e ka të plotë grupin për këtë transfertë dhe me shumë mundësi sfidën do ta nisë me formacionin më të mirë të mundshëm. Në dy përballjet e shkuara në këtë sezon është fiksuar i njëjti rezultat, 0-0. Pas humbjes me Tomorin në Berat, drejtuesit matjanë vendosen heshtje shtypi, në mënyrë që skuadra të jetë e përqendruar në marrjen e ngarkesës për të përballuar ndeshjen e radhës kundër krutanëve.

Pas 29 javësh kampionat, skuadra matjane renditet në vendin e nëntë me 31 pikë, ndërsa ajo krutane një pikë më pak, në vendin e dhjetë. Përfundimi i kësaj ndeshje do të thotë shumë për të dy ekipet, që janë përfshirë në luftën për mbijetesë dhe çdo pikë ka vlerë jetike.

kas bu

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"