“Burrat e mbajnë fjalën, do e bëj dasmën”, Alen Sherri: Sot na ndihmoi Zoti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 21:56

“Burrat e mbajnë fjalën, do e bëj dasmën”, Alen Sherri: Sot na ndihmoi Zoti

Alen Sherri dha një kontribut të jashtëzakonshëm në triumfin historik që Egnatia arriti këtë sezon. Në prononcimin e dhënë për “MCN”, portieri shkodran deklaroi se do ta mbajë fjalë për sa i përket premtimit për dasmën.  

SHERRI

“Burrat e mbajnë fjalën, kështu që do e bëj dasmën. Nuk e prisja kaq mirë sezonin. Çdo gjë perfekte, jam shumë i lumtur.  

Gjithmonë kur futem në fushë, falenderoj Zotin, për mundësinë dhe të mirat që më ka falur. Sot kishim edhe ndihmën e Zotit”, u shpreh Sherri.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"