Bulku u lëvdon azerëve Pusin dhe Xhixhën: Transferimi i mirë është… De Biazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 19:51

Bulku u lëvdon azerëve Pusin dhe Xhixhën: Transferimi i mirë është… De Biazi

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit U17, Ervin Bulku, foli për “azerisport.com”. Bulku rrëfeu Redon Xhixhën, Belajdi Pusin dhe Xhani de Biazin.

thumb856_20230124143307244

“Mund të them vetëm gjëra të mira për Redonin. Sepse ai është një lojtar shumë i mirë. Vitin e kaluar ai shënoi 20 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë në kampionat. Ai është një lojtar i shpejtë, i shkathtë dhe teknik. Unë mendoj se përshtatet me Karabakun se luan sipas skemës 4-3-3. Nëse Xhixha përshtatet, atëherë gjithçka do të jetë mirë. Në atë rast do të shënojë aq sa ka bërë deri tani në Shqipëri. Nëse përshtatet shpejt, mund të shënojë sa më shumë, do ta ndihmojë Karabakun. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë për të. Shpresoj që gjithçka të shkojë ashtu siç dëshiron ai.

Për grumbullimin në Kombëtare, këtë do ta vendosë kryetrajneri i skuadrës. Ne i ndjekim të gjithë futbollistët shqiptarë kudo që luajnë. Karabaku është skuadra më e mirë në Azerbajxhan, e cila prej gati dhjetë vitesh luan në fazat e grupeve të kompeticioneve europiane. Dhe ajo është trajnuar nga një specialist kaq i shkëlqyer si Gurban Gurbanov”.

PUSI –  “E njoh shumë mirë. Ai ka bërë një punë të mirë te Skënderbeu. Për më tepër është i ri, është teknik dhe është i shpejtë. Ai ka një gjuajtje të mirë, është i aftë në zonë. Jam i sigurt se do të shkëlqejë në skuadrën e re. Mua më kujtohen ndeshjet në Tovruz nga koha ime te Baku AZAL. Atje e dashurojnë futbollin”.

DE BIAZI – “Është një transferim shumë i mirë. Në Kombëtaren shqiptare ka shkruar histori. Unë luajta nën drejtimin e tij në ekipin kombëtar dhe më pas iu bashkova stafit të trajnerëve. Sa i përket punës në Azerbajxhan, ky është një vend i ri për të. Një ose dy vjet u shpenzuan për adaptimin, studimin e futbollistëve, kuptimin e mentalitetit. Pas kësaj, do të fillojë puna kryesore. Gjithsesi, ne arritëm të shënonim 10 pikë në Ligën e Kombeve dhe ky është një rezultat i mirë. Nëse nuk gabohem, ekipi juaj nuk ka arritur kurrë më parë një seri të tillë. Tani De Biazi i njeh më mirë lojtarët dhe mentalitetin, qëndron më shumë në Azerbajxhan. Jam i sigurt se do të bëjë një punë të madhe, siç bëri dikur për Shqipërinë dhe do ta çojë Azerbajxhanin në fazën finale të ‘EURO’-s”, tha Bulku,.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"