Bufon paralajmëron: Debutimi ndaj Shqipërisë do jetë stimul, askush nuk po kërcen nga gëzimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 19:56

Bufon paralajmëron: Debutimi ndaj Shqipërisë do jetë stimul, askush nuk po kërcen nga gëzimi

Xhanluixhi Bufon mendon se ndeshja ndaj Shqipërisë, e para e Italisë në Euro 2024, do të jetë e vështirë dhe askush nuk duhet ta marrë me lehtësi skuadrën e Silvinjos. Në fjalët e tij pas shortit, tashmë si përgjegjës i ekipit italian, ish-portieri ka theksuar se nuk duhej kaluar me eufori fakti se ndeshja e parë ishte ndaj asaj që në teori cilësohet më e lehta në grup.

bandicam 2023-12-02 18-16-22-092

“Ishte e mrekullueshme ta mbaja atë kupë, kishte edhe krenari dhe përgjegjësi sepse do të shkojmë si kampionë në këtë Kampionat Europian. Duke mbërritur në vazon e katërt ishte i mundshëm një short i vështirë. Është pak si grupi i vitit 2012, me Spanjën, Kroacinë dhe Irlandën. Kaluam si të dytët dhe në këtë rast do të kalojnë edhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, kështu që ne kemi shanset tona. Ne jemi të shqetësuar, por mendoj se edhe të tjerët nuk po kërcejnë nga gëzimi.

Nga tani deri në qershor, Italia do të ketë mundësinë të rritet dhe të përmirësohet më tej. Si individë janë 3-4 skuadra më lart se ne, por si ekip dhe lojtarë që do të kenë një unitet mendimi në fushë, nuk e di se sa skuadra mund  të jenë më të forta se ne.

Debutimi ndaj Shqipërisë? Do të jetë një stimul. Objektivisht besoj se është më mirë dhe më e ndershme të mos e vendosim qerren përpara kalit. Shqipëria është në një grup të fortë, por duhet respektuar dhe trajtuar me kujdes. Problemi do të jetë nga ana jonë, por edhe i Spanjës dhe Kroacisë. Nuk mund ta dimë paraprakisht nëse një barazim apo një disfatë në debutim mund të rrezikojë kualifikimin: Shqipëria ka vlera dhe i ka treguar”, theksoi Bufon pas shortit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"