Bubeqi: Mundim Turbinën në shtëpi dhe kapim “play out”-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 13:14

Bubeqi: Mundim Turbinën në shtëpi dhe kapim “play out”-in

Burreli është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për javën e parafundit të Kategorisë së Parë. Presin Tubrinën në “Liri Ballabani” dhe misioni është i qartë, të marrin pikët e plota.

Bubeqi

Nëse duan që të shmangin rënien direke, duhet të likuidojnë një rival direkt. Cërrikasit janë në të njëjtat ujëra, ndaj kjo përballje është vërtetë një finale. Këtë e pranon edhe Dorian Bubeqi gjatë deklaratë së dhënë për “Panorama Sport”. Trajneri e pranon që nuk do ta kenë të lehtë me cërrikasit, por në fund beson se do të shpërblehen me një fitore. “

Është një ndeshje e fortë. Kush fiton i jepet një shans tjetër për një ndeshje në ‘play out’. Mendoj se do t’i ketë të gjitha brenda kjo përballje, lojën e fortë, por edhe ashpërsinë. Do të jetë një ‘derbi’ mund të themi, për vetë situatën që kemi në renditje. Unë kam shumë besim shumë te skuadra ime dhe e di se do të shpërblehemi. Do ta arrijmë maksimumin. Për këtë nuk kam dyshime. Kemi bërë mirë gjatë kësaj periudhe. Vështirësitë përballë Turbinës dihen. Nuk mund të parashikojmë dot sikundër e thashë më lartë, pasi është një takim tejet i fortë. Por ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, duke qenë se luajmë edhe në shtëpi”, përfundon Bubeqi, që paralajmëron një përballje të ashpër në orën 15:00.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"