Bubeqi: Do të shihni një ekip ndryshe, duam 3 pikët ndaj Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 12:20

Bubeqi: Do të shihni një ekip ndryshe, duam 3 pikët ndaj Lushnjës

Me një seancë 60-minutëshe, Burreli u ka dhënë fund përgatitjeve për javën e 4-t. Presin Lushnjën, që mbyll tabelën e renditjes dhe llogaritë bëhen me fitoren. Këtë e deklaron edhe vetë Dorian Bubeqi, duke evituar shenjat e nënvlerësimit për kundërshtarin.

Bubeqi

“Skuadra është në gjendjen e saj më të mirë. Nuk kemi asnjë mungesë dhe kjo më bën optimist se ndeshja ndaj verdhejeshilëve do të kalohet me sukses”, thotë për gazetën trajneri, menjëherë pas përfundimit të seancës së djeshme.

Në tri ndeshjet e luajtura, matjanët ende nuk e ka provuar shijen e fitores.

“Pavarësisht dy humbjeve të pësuara, skuadra ka krijuar lojë dhe raste. Kjo më jep vërtet shpresë edhe për ndeshjen e nesërme (sotme). Jam i bindur që ekipi do të jetë ndryshe. Në skuadër ka optimizëm për të shkuar te marrja e pikëve të plota”, përfundoi kavajasi i stolit të Burrelit.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"