Bruno Fernandes në shitje, Mançester Junajtid i vendos çmimin mesfushorit portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 18:10

Bruno Fernandes në shitje, Mançester Junajtid i vendos çmimin mesfushorit portugez

Bruno Fernandes është një nga mesfushorët më të mirë të botës për sa i përket pozicionit të tijë, dhe deri më tani ka zhvilluar vite të shkëlqyera te skuadra e Mançester Junajtid, duke qenë për një kohë të gjatë edhe kapiten i klubit anglez.

bruno-fernandes-manchester-united-2024-1713039540-134196

Megjithatë siç raporton e përditshmja britanike “Mirrorr”, klubi i Mançesterit e ka nxjerrë në shitje portugezit, dhe janë të gatshëm ta largojnë lojtarin për një shumë jo më të vogël se 70 milion euro.

Shumë emra të mëdhenj të futbollit e kanë kundërshtuar këtë lëvizje të Junajtid, duke qenë se ai ka qenë një nga lojtarët e paktë që ka spikatur në një ekip që ka pasur më shumë momente të vështira se sa të mira në vitet e fundit, dhe nuk ka se si pika kyçe e tij të largohet kaq lehtë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"