Broshka: Elbasani, detyrim ngjitjen në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 14:08

Broshka: Elbasani, detyrim ngjitjen në Kategorinë e Parë

Akademia e Futbollit “Elbasani” është duke vijuar përgatitjet prej afro dy javësh, për të qenë gati për startin e sezonit të Kategorisë së Dytë. Për të parë ecurinë e skuadrës, verdheblutë kanë programuar edhe një takim miqësor në fundjavë me ekipin e Turbinës, që militon në të Parën.

AF Elbasani

Deri tani elbasanasit janë treguar shumë aktivë në merkato dhe një nga afrimet më cilësore është edhe ajo e ishmbrojtësit të Apolonisë, Egnatias dhe Lushnjës, Klajdi Broshka. Në një prononcim për “Panorama Sport”, 28-vjeçari ndihet i kënaqur që këtë sezon do të japë kontribut për ekipin e qytetit të tij dhe se beson tek arritja e objektivave, siç është ngjitja në të Parën.

“AF Elbasani ka një projekt ambicioz, ngjitjen këtë sezon në Kategorinë e Parë. Më vjen mirë që iu bashkova kësaj skuadre dhe të kontribuoj edhe për qytetin tim. E kemi të qartë se Kategoria e Dytë nuk do të jetë një shëtitje për ne, por jemi të karikuar për të dhënë maksimumin dhe të arrijmë objektivin. Mendoj se është krijuar një grup i mirë lojtarësh, ku ka një ndërthurje të eksperiencës me të rinjtë. Ngjitja më lart është detyrim dhe do t’i bëjmë hyzmetin çdo ndeshjeje. Do të shprehemi sa më mirë në fushë”, u shpreh për gazetën mbrojtësi elbasanas.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"