Broja mund të rikthehet titullar, Poçetino gati të marrë vendimin drastik për rivalin e sulmuesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 9:20

Broja mund të rikthehet titullar, Poçetino gati të marrë vendimin drastik për rivalin e sulmuesit shqiptar

Armando Broja mund të rikthehet të jetë titullar në sfidën e Çelsit në transfertë me Mançester Junajtid ditën e sotme.

Broja

Arsyeja është një vendim i Mauricio Poçetinos, i cili ka detyruar skuadrën e tij të shohë të gjithë kartonët e marrë gjatë këtij sezoni.

Ditën e djeshme në konferencë, tekniku argjentinas tha: “Sot ne po flisnim në takim dhe tregua, klipet e kartonëve të verdhë. Janë kaq shumë pasi këtë vit u ndryshuan rregullat. Nëse mërzit një lojtar ndëshkohesh me karton të verdhë dhe më vonë mund të marrësh të dytin. Kemi marrë shumë në këtë mënyrë.

Ne po flisnim për kartonët e Nikolas Xheksonit, i cili ka marrë shumë për protesta ndaj arbitrave. Duhet të përmirësohemi në këtë pjesë dhe të mos bëjmë më gabime të tilla”, u shpreh Poçetino.

Mediat angleze kanë raportuar se argjentinasi mund ta dënojë sulmuesin duke e lënë në stol në sfidën e radhës dhe mund t’i japë një shans Brojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"