Broja alarmon, por trajneri i Fulhamit sqaron gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 21:57

Broja alarmon, por trajneri i Fulhamit sqaron gjithçka

Fulhami do të luajë nesër takimin e radhës në Premier Ligë kundër Uest Hamit në transfertë, ekip ky që ka insistuar për shërbimet e Armando Brojës.

GGF7PzTXIAE2YEU

Sulmuesi i Kombëtares kishte marrë një goditje në stërvitje, duke krijuar disi panik në stafin teknik për ndeshjen e nesërme, por çdo gjë e ka sqaruar trajneri Marko Silva në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

“Dje patëm një moment me Armando Brojën në stërvitje dhe ishim pak të frikësuar, por lojtari bëri një seancë me ekipin në fushë këtë mëngjes dhe do të jetë mirë. Ai do të stërvitet 100 për qind dhe për ndeshjen do të përfshihet me të gjithë lojtarët e tjerë”, shprehet Marko Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"