Brishtësia/ Ekipi i Tetovës, jo më i pathyeshëm në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 21:23

Brishtësia/ Ekipi i Tetovës, jo më i pathyeshëm në transfertë

Egnatia ka pothuajse të njëjtën ecuri si brenda, edhe jashtë fushës së saj. Deri para ndeshjes me Vllazninë në fazën e tretë nuk kishte pësuar asnjë humbje në transfertë. Në fazën e parë pësoi dy humbje në “Arena Egnatia” nga Teuta dhe Skënderbeu, teksa në 12 takimet e tjera të këtij sezoni rrogozhinasit janë mposhtur vetëm nga Tirana me rezultatin 0-5.

egnatia

Por ndryshe nga fillimi i sezonit në javët e fundit kryesuesit po hasin vështirësi në transfertë duke u mposhtur nga Vllaznia, barazuar me Tiranën dhe humbur me Skënderbeun e Erzenin.

Një pikë në katër takime i kanë kthyer kryesuesit nga një skuadër solide, në një ekip të brishtë në transfertë. Ky padyshim është një element që në staf e kanë vënë re dhe do të luftojnë që ta përmirësojnë që në ndeshjen me Laçin në ndeshjen e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"