“Brdariç nuk u mori më të mirën lojtarëve”, Premçi: Kaq ishte maksimumi i Vllaznisë, duhet ndryshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 14:36

“Brdariç nuk u mori më të mirën lojtarëve”, Premçi: Kaq ishte maksimumi i Vllaznisë, duhet ndryshim

Ish-kapiteni i Vllaznisë, kampion me këtë skuadër, Astrit Premçi, shprehet se pjesëmarrja në Kupat e Europës ishte më e mira e mundshme për këtë sezon.

astrit premci

Ai pohon në një intervistë për “Panorama Sport” se lëvizjet e fundit në stol nuk ishin zgjidhja më e mirë për Vllazninë dhe se Brdariç nuk arriti të marrë më të mirën, ashtu si paraardhësi i tij. Për sezonin e ardhshëm Premçi shprehet se drejtuesit e klubit duhet të bëjnë gjithçka ndryshe për të arritur objektiva madhorë.

Premçi, si e keni parë takimin e Vllaznisë ndaj Egnatias, çfarë duhej të bënte më tepër skuadra shkodrane?

Mendoj se Vllaznia duhej të kishte kërkuar më tepër, por them se ajo që dha ishte maksimumi. Trajneri që është tani nuk arriti të marrë maksimumin, siç mori nga këta lojtarë ishtrajneri Osmani.

Pra, mendoni se ndryshimi i trajnerit nuk dha gjë të re?

Për mua personalisht ndryshimi i trajnerit nuk ishte në momentin e duhur. Ky trajner që erdhi nuk arriti t’i mbajë lojtarët në atë maksimum që kishin me trajnerin e mëparshëm. Ai i mori më të mirën Vllaznisë, gjë që Brdariç nuk e bëri.

Ky është ndër shkaqet që Vllaznia nuk arriti në finalene titullit kampion?

Në finalen për titull po. Këtu mendoj se gjërat nuk shkuan siçduhet.

Si e shikoni këtë rrugëtim të Vllaznisë në këtë kampionat. Të suksesshëm apo jo?

Duke iu referuar edhe deklaratave të fillimit, një vend i tretënuk është asgjë. Jemi futur për titull kampion dhe kupë, por nukështë arritur asnjëra. Mendoj seështë arritur vetëm minimumi, pjesëmarrja në kupat e Europës, që është një gjë që u takon mëshumë financave të klubit. Por për Shkodrën dhe për presidentin nuk është marrë ajo që duhet, pavarësisht se Europa duhet të quhet favor.

Ku mendoni se gaboi klubi, përveç ndryshimit të trajnerit Osmani, që ju e theksuat?

Vllaznia gaboi në start dhe kjoështë e pafalshme. Që nëpërzgjedhjen e lojtarëve që erdhën në verë. Në merkaton edimrit e nisen jo prej zeros, porprej minusit. Në periudhën e dytë u ndryshua vetëm në pikëdhe në atë që tregoj ekipi nëfushë, por jo nga merkato.

Kush mendoni se e fiton titullin kampion të Superiores?

Për mendimin tim, në një finaleme një takim, shanset janë 50me 50.

Çfarë duhet të bëjnë më mirë drejtuesit e Vllaznisë për sezonin e ri, që të kthejnë pas kaq shumë vitesh trofeun e titullit në Shkodër?

Gjithçka ndryshe nga çfarë kanëbërë sivjet.

Si i shikoni afrimet e janarit?

Kam mësuar që janë afruar dy lojtarë, por që të them të drejtën nuk më kanë rënë fare në sy. Për mua këta lojtarë nuk janë ndjerë fare, si të mos ishin. Ata kanë qenë të padobishëm për këtë skuadër.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"