Postuar: Nëntor 23, 2023 | 23:41
Brazili pësoi humbjen e tretë radhazi, trajneri Diniz nën akuzë: Më keq se Dunga!
Brazili ka pësuar një tjetër humbje, të tretën radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në të gdhirë të së mërkurës, “Seleçao” është mundur nga Argjentina në “Maracana”, 0-1, dhe kjo ka shkaktuar mjaft zemëratë mes tifozëve. Të gjithë janë nën akuzë, me në krye trajnerin në detyrë, Fernando Diniz.
Tifozët nuk ia kanë falur humbjen ndaj Argjentinës dhe kanë kërkuar menjëherë zëvendësimin e tij. “Diniz është qartësisht trajneri më i keq në historinë e Brazilit.
Është më i keq se Mano Menezes dhe Dunga”, ka qenë një koment, i pasuar nga një tjetër: “Nëse Diniz vazhdon, Kupën e Botës do e shohim në TV”. “Trajner pa ide, vetëm pasime së koti”, shkruan një tjetër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"