Brazili duhet të thyejë mallkimin e FIFA-s, “seleçao” kërkon të fitojë Botërorin si askush më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 20:05

Brazili duhet të thyejë mallkimin e FIFA-s, “seleçao” kërkon të fitojë Botërorin si askush më parë

Humbja e Belgjikës përballë Holandës i ka siguruar Brazilit se çfarëdo të ndodhë në miqësoret që luhen në muajt e ardhshëm, do të shkojë në Botërorin 2022 si ekipi në vendin e parë në renditjen e FIFA-s. Një mallkim në fakt për këdo që ka synime për të fituar këtë eveniment.

brazil

Historia tregon se cilido ekip  që ka nisur fazën finale të turneut si numri 1 në renditjen botërore, në fund nuk ia ka dalë asnjëherë që të bëjë të tijën trofeun më të lakmuar për kombëtare në botë. Një mallkim i mirëfilltë të cilin Nejmar & Co do të përpiqen ta thyejnë në dhjetorin e këtij viti.

Sipas të gjitha parashikimeve, Brazili renditet si favoriti kryesor për të fituar trofeun, përkrah emrave si Argjentina, Franca, Spanja, Anglia dhe Gjermania.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"