Borë në zonat malore dhe shi në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 8:06

Borë në zonat malore dhe shi në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita e diel do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat gjatë orëve të mesditës do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin por në sasi të pakta. moti-2-770x433

Parashikohet që gjatë orëve të pasdites reshjet të zhvendosen drejt zonave përgjatë shtrirjes lindore duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendin nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura por pa reshje.

Orët e vona të natës i gjithë vendi paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të theksuar të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë mbi 3 ballë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"