Bora në Peshkopi bëhet pengesë, shtyhet ndeshja Korabi-Luzi, ja kur do të luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 14:52

Bora në Peshkopi bëhet pengesë, shtyhet ndeshja Korabi-Luzi, ja kur do të luhet

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, Korabi – Luzi nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.

stadiumi korabi

Ndeshja e javës së 30-të Korabi – Luzi do të spostohet për t’u luajtur ditën e mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"