Bonuse të majme në Premier Ligë, edhe skuadra e fundit do të arkëtojë 120 mln paund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:57

Bonuse të majme në Premier Ligë, edhe skuadra e fundit do të arkëtojë 120 mln paund

Premier Liga nuk i bën me dije bonuset e klubeve të saj, por çdo klub pritet që të arkëtojë minimalisht rreth 120 milionë paund në fund të këtij sezoni, përfshirë edhe skuadra e fundit në renditje.

premier lig

Mançester Siti u shpërblye me 170 milionë paund sezonin e shkuar, sepse Premier Liga ka një sistem që vlerëson financiarisht klubet në bazë të renditjes së tyre, duke siguruar 2.2 milionë paund për çdo pozicion.

Dihet tashmë që e drejta televizive në Premier Ligë ndahet në mënyrë të barabartë mes 20 klubeve, e cila sezonin e shkuar ishte diçka më tepër se 80 milionë paund. Por këtë sezon pritet që të ketë një shpërndarje më të madhe, ndërsa kampionia e Anglisë do të arkëtojë më shumë se 170 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"