“Bomberi” Van Dajk: Me Lutonin, reagimi i duhur përpara finales me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 21:53

“Bomberi” Van Dajk: Me Lutonin, reagimi i duhur përpara finales me Çelsin

Virxhil van Dajk përshëndeti reagimin e jashtëzakonshëm të Liverpulit pasi kryesuesit e Premier Ligës përmbysën disavantazhin e pjesës së parë, duke mposhtur Lutonin 4-1 në “Anfield” të mërkurën. Golat e pjesës së dytë nga Van Dajk, Gakpo, Diaz dhe Eliot, e dërguan në +4 pikë avantazhin nga Mançester Siti i vendit të dytë, por që ka luajtur një ndeshje më pak.

sadadsadsads

Që prej nisjes së sezonit 2018-19, Virxhil van Dajk ka shënuar 18 gola në Premier Ligë, të paktën katër më shumë se çdo mbrojtës tjetër. 12 prej tyre kanë ardhur në “Anfield” dhe tani ai është mbrojtësi rekordmen i Liverpulit për gola në shtëpi në kampionat, duke lënë pas Sami Hipianë (11 gola).

“Askush nuk ishte i kënaqur me pjesën e parë. Ne po nxitonim në të 1/3-ën e fundit dhe nuk gjetëm pasimin e duhur. Është krejt normale të bëhesh nervoz në sulm kur nuk po merr vendimet e duhura. Reagimi i treguar ishte i jashtëzakonshëm dhe diçka që na nevojitet për pjesën tjetër të sezonit. Me Lutonin ishte një reagim i madh. Ata janë një skuadër e mirë, ata luajnë futboll duke qenë të guximshëm”, tha qendërmbrojtësi holandez.

Fokusi i Liverpulit tani është te finalja e Kupës Karabao kundër Çelsit të dielën. 32-vjeçari tha në lidhje me mundësinë për të fituar trofeun e parë sezonal në “Uembli”: “Kjo ishte një ditë e rëndësishme dhe e vështirë për shumë arsye. Nuk mendoj se kemi pasur dëmtime nga kjo ndeshje dhe tani është koha të fokusohemi në finale”. Formacioni titullar i “reds”-ave ishte vetëm 25 vjeç e 68 ditë.

Trajneri Klop aktivizoi formacionin më të ri në moshë në Premier Ligë që nga shkurti i vitit 2018, me Eliot, Konor Bredli dhe Xharell Kuansah, të gjithë që shkëlqyen. Por pati një moment lavdie edhe për lojtarët e tjerë të akademisë, Bobi Klark, Xhejms MekKonell dhe Xhejden Dens, të cilët iu bashkuan skuadrës nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"