Bomba nga Spanja, Reali nis tratativat për yllin që po shkëlqen me Napolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2023 | 11:50

Bomba nga Spanja, Reali nis tratativat për yllin që po shkëlqen me Napolin

Kviça Kvaratskhelia u ble për 10 milionë euro, por në pak muaj e ka shumëfishuar vlerën e tij. Gjeorgjiani monitorohet nga shumë klube, e në verë pritet të ketë një ofertë nga Reali i Madridit.

Kvara

Lajmin e ka dhënë “Cadena Ser”, që siguron se klubi spanjoll po përgatitet për një transferim në rendin e 100 milionë eurove. Kjo sepse, për sa u përket shitësve “të vështirë”, presidenti De Laurentis është i njohur për çmimet e larta që pretendon për lojtarët e tij, sidomos kur i trokasin në derë klube si Reali.

Sido që të jetë, Napoli sigurisht që nuk ka ndër mend të privojë veten nga ylli i tij. Kvara, bashkë me Osimhenin, po i çojnë të kaltrit drejt titullit të shumëdëshiruar dhe të shumëpritur.

Biznesi është biznes, është e vërtetë, por fantazisti është një xhevahir ku klubi synon të bazohet për të ardhmen.

Nga ana tjetër mund të ketë ndryshime pasi Kvara nuk e ka fshehur kurrë se në vegjëli ka qenë një tifoz i çmendur i “Los Blancos”-ve, e për më tepër menaxheri i tij është shprehur i hapur për një transferim larg Italisë.

E teksa klubi e konsideron me të drejtë një aset themelor, nga i cili nuk duhet të privohet lehtë, ndoshta 100 milionë euro mund të jenë një shifër e vështirë për mos t’u marrë në konsideratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"