“Bomba” nga Spanja, Karlo Ançeloti mund të rinovojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 17:09

“Bomba” nga Spanja, Karlo Ançeloti mund të rinovojë

E ardhmja e Karlo Ançelotit është një rebus, kjo edhe për shkak të thashethemeve në rritje se ai do të marrë drejtimin e Brazilit.

anceloti

Kësaj i shtohet fakti se ndjesitë që ekzistojnë në Madrid nuk janë më të mirat, kryesisht për shkak të akumulimit të rezultateve jo bindëse të javëve të fundit. Te Reali kanë nisur lëvizjet e para në kërkim të pasuesve të mundshëm ku kanë dalë dhe emrat e parë. Poçetino, Raul, Ksabi Alonso dhe Nagelsman janë disa nga emrat e përfolur.

Por në mes të këtyre zhvillimeve një tjetër lajm kontradiktor është publikuar nga “The Athletic”. Ky portal ka hedhur poshtë çdo lëvizje të mundshme të Realit, duke saktësuar se Madridi jo vetëm nuk po kërkon trajner të ri, por po mendon rinovimin e kontratës me italianin.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"