Blerje “flash”, portieri Xhika firmos me Tërbunin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 29, 2013 | 13:58

Blerje “flash”, portieri Xhika firmos me Tërbunin

Xhika-portieri-i-BeselidhjesBrenda 48 orëve në merkato, pukjanët kanë arritur të kompletohen për këtë sezon. Ata nuk janë ndalur në asnjë moment, ndërsa në dy ditët e fundit kanë afruar jo pak, por 11 futbollistë, që kanë firmosur menjëherë për skuadrën veriore. Blerjet përfshijnë të gjitha repartet, nga porta e deri në sulm. I fundit që ka arritur akordin me Tërbunin është Dashamir Xhika. Portieri kryeqytetas, i cili ka luajtur më parë me Partizanin dhe Besëlidhjen, tashmë është pjesë e Tërbunit për sezonin e ri. Ai ka arritur të tërheqë dokumentacionin nga ekipi lezhjan, ku ka luajtur disa sezone radhazi, dhe ka firmosur për Tërbunin. Këto blerje të ekipit të Viktor Gjonit konfirmojnë një grup pretendent për Superioren. Ndërkaq, Tërbuni ka fituar dje 5-1 miqësoren ndaj Olimpikut. Golat janë shënuar nga Jevdeviç, Gjeci, Malasi, Mersini dhe Agastra. Në portë nga minuta e parë është aktivizuar blerja më e re, Xhika. Pukjanët e nisin sezonin me transfertën në Elbasan.
Erjon Hamitaj






www.minuta90.com