Blerja e bujshme e Kategorisë së Dytë e nisi me dopietë, Progni: Erdha të ngjis Valbonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 17:52

Blerja e bujshme e Kategorisë së Dytë e nisi me dopietë, Progni: Erdha të ngjis Valbonën

Gerhard Progni është afrimi më i bujshëm i këtij sezoni në Kategorinë e Dytë. Sulmuesi që ka bërë një karrierë të shkëlqyer në elitën e futbollit shqiptar me skuadra si Partizani, Skënderbeu, Kukësi, Teuta, Flamurtari dhe Besa, por gjithashtu edhe në Kosovë e Azerbajxhan, pranoi të luante për skuadrën e vendlindjes, Valbona.

progni valbona

Të shtunën e kaluar, në startin e kampionatit, ai shënoi dy gola për skuadrën tropojane në fitoren 3-2 ndaj Besëlidhjes. Sulmuesi 36-vjeçar foli për “Panorama Sport” rreth emocioneve të ndeshjes së parë në stadiumin e Tropojës, ndërsa premtoi se do të vazhdojë të shënojë.

“Ardhja ime këtu është vetë origjina dhe dhurata për këtë qytet janë dy golat në ndeshjen e parë. Kjo fitore ndaj Besëlidhjes shkon për tifozët e Valbonës. Jam këtu për të ndihmuar ekipin dhe për të realizuar objektivat. Mendoj se kemi krijuar një grup të mirë dhe do të luftojmë deri në fund për t’u ngjitur”, ka thënë Progni. Ndërkohë, këtë të shtunë tropojanët do të luajnë në transfertë ndaj Veleçikut, ku do të kërkojnë sërish fitoren për të forcuar pozitat në krye.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"