“Bitri e parashikoi rezultatin për sfidën e sotme”, Murataj: Në Laç u mundëm me një gol fantazmë, derbi nuk do të jetë vendimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2023 | 20:39

“Bitri e parashikoi rezultatin për sfidën e sotme”, Murataj: Në Laç u mundëm me një gol fantazmë, derbi nuk do të jetë vendimtar

Mesfushori Valentino Murataj ishte një ndër më të mirë në fushën në duelin Erzeni-Partizani. Ai u shpreh tepër i lumtur për fitoren e sotme por gjithashtu komentoi edhe humbjen në Laç.bandicam 2023-04-29 20-34-08-015“Jam i lumtur për fitoren pasi çdo fitore është e rëndësishme, nuk na falen më gabimet, pasi dhe 6 javë na kanë mbetur. Në çdo pozicion që do të më vendosë trajneri unë do të mundohem të jap më të mirën. Në Laç u mundëm me një gol fantazmë, nuk mendoj se derbi do të jetë vendimtar, çdo ndeshje ka rëndësinë e vet duke filluar nga java tjetër, në do të mendojmë që sot për Kukësin. Dueli në zonë ishte trup më trup më Kadriun dhe u pengua, por normale që kërkoi penalltinë, dhe arbitri tha që ishte kontakt trup më trup. Duhet të punojmë më shumë që të rrisim nivelin individual dhe të grupit. Me të gjithë djemtë kuptohemi shumë mirë, por pak më shumë me Rrapajn dhe Masangën. Bitri e parashikoi rezultatin 1-2”, deklaroi ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"