Binden Karabeci dhe Bulku, gati firma me bardheblutë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 5, 2014 | 10:30

Binden Karabeci dhe Bulku, gati firma me bardheblutë

KarabeciTirana bind Erando Karabecin për të rinovuar, por edhe Ervin Bulkun për t’u rikthyer në “bazë”. Me të dy ka një akord në parim, dhe tashmë i mban vetëm firma larg kryeqytetasve. Pas bisedës që kapiteni ka zhvilluar me donatorët dhe trajnerin Magani, palët kanë arritur një akord “xhentëlmenësh” për të zgjatur marrëveshjen kontraktuale edhe për një tjetër sezon. Mungon ende firma, e cila pritet që të hidhet vetëm pasi të bëhet edhe privatizimi i klubit. Megjithatë, në kampin kryeqytetas janë disi më të qetë, pasi kanë marrë fjalën e mesfushorit. Sikundër dihet, lojtari kërkohet me ngulm nga Partizani dhe Kukësi, megjithatë tashmë gjasat janë që ai të mbetet bardheblu. Por, vlen të saktësohet se deri më tani është vetëm akord me fjalë, dhe deri te firma gjithçka mund të ndryshojë. Në të njëjta kushte është edhe Ervin Bulku. Ka shumë që i lakohet emri te Tirana dhe duket se tashmë mungon vetëm firma. Lojtari do të rikthehet te bardheblutë, duke qenë se tashmë ka gjetur akordin. Pritet që brenda 2-3 ditëve ai të nënshkruajë edhe kontratën. Eksperienca e këtij futbollisti, i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, konsiderohet tepër e vlefshme për skuadrën e Maganit.






www.minuta90.com