Biletat e derbit, Partizani mbush xhepat. Ja shuma që kanë arkëtuar të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 14:07

Biletat e derbit, Partizani mbush xhepat. Ja shuma që kanë arkëtuar të kuqtë

Përveç tri pikëve dhe një vetëbesimi të shtuar në skuadër, te Partizani pas derbit kanë buzëqeshur edhe sa i përket financave.

GFD

Në stadiumin “Air Albania” në sfidën e së premtes së kaluar u shitën gjithsej 12638 bileta. Me një përllogaritje të përafërt nga biletat janë grumbulluar rreth 130 milionë lekë të vjetra. Siç dihet, një pjesë e kësaj shume shkon për qiranë e stadiumit, kompaninë e shitjes së biletave dhe dëmet e shkaktuara në stadium (rreth 7 milionë të vjetra).

Pavarësisht këtyre shpenzimeve, klubi i kuq ka marrë një dorë të mirë parash, megjithëse në një ndeshje të tillë pretendonte të kishte më shumë spektatorë, që përkthehen me të ardhura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"