Bilanci/ Te Partizani “fërkojnë duart”, Kukësi është “preja” e dytë e preferuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 21:43

Bilanci/ Te Partizani “fërkojnë duart”, Kukësi është “preja” e dytë e preferuar

Partizani është një nga skuadrat që ka bilancin më pozitiv ndaj rivalëve në vendin tonë dhe këtu nuk bën përjashtim as Kukësi. Duke marrë si referencë duelet që nga sezoni 2013-2014, Partizani është ndeshur me Kukësin në 41 ndeshje dhe ka arritur të fitojë 21 duele.

partizaniiii

Verilindorët në sezonet e shkuara kanë qenë një ekip pretendent për titullin, por të kuqtë përgjithësisht kanë ditur si t’ia dalin.

Gjatë kësaj kohe Kukësi ka fituar vetëm 9 sfida dhe ka barazuar 11. Verilindorët janë “preja” e dytë më e preferuar për Partizanin në dekadën e fundit. Vetëm ndaj Teutës kampionët në fuqi kanë bërë më mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"