Bilanci kuqezi/ Një vit për t’u harruar, moshat dhe Kombëtarja A zhgënjim total

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 13:14

Bilanci kuqezi/ Një vit për t’u harruar, moshat dhe Kombëtarja A zhgënjim total

Trajnerët e ekipeve zinxhirë kuqezi kanë zhvilluar një tjetër analizë, bashkë me Departamentin e Ekipeve Kombëtare në FSHF në lidhje me paraqitjet e kuqezinjve të vegjël. “Në fillim u analizua performanca e ekipeve Kombëtare U-16, U-17, U-18, U19 dhe U-20 gjatë muajit shtator të impenjuara në turne zyrtare, miqësore apo edhe seleksionime. U evidentuan problematikat e hasura dhe u vlerësuan aspektet pozitive të këtyre paraqitjeve në të gjitha nivelet.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

shulku_mbledhje_trajneret_ekipeve_kombetare-1536x1024

EKIPET ZINXHIRË KUQEZI

Me të drejtë trajnerët e ekipeve zinxhirë mblidhen dhe analizojnë performancat e skuadrave të tyre, dhe mirë bëjnë sepse po t’iu hedhësh një sy bilancit të ndeshjeve që kanë zhvilluar ekipet e moshave kuqezi që prej fillimit të vitit 2022, duhet më tepër se sa thjesht disa mbledhje për analizë.

Duke mos shkuar shumë larg, po prej fillimit të këtij viti, të gjitha Kombëtaret e moshave kanë pasur aktivitete, dikush më shumë ndeshje dhe dikush më pak, qoftë miqësore apo kualifikuese, në total ajo që bie në sy është një bilanc negativ, përveç U-17 që ka një ecuri të shkëlqyer dhe deri diku U-15, grupmoshat e tjera kanë zhgënjyer. Por le t’i shohim më imtësisht se çfarë paraqitjeje kanë pasur ekipet zinxhirë.

BILANCI

Duke e nisur nga Kombëtarja U-21, në vitin 2022 ka zhvilluar gjithsej katër ndeshje, ku bilanci është një barazim dhe tri humbje, dy prej tyre me Anglinë.

u21

Por edhe dy takimet e Kombëtares U20, që është një furnizues kryesor për Shpresat, patën rezultate negative. Kjo Kombëtare, e cila po projektohet për kualifikueset e radhës të ekipit Shpresa, humbi dy miqësoret me Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dyja me rezultatin 3-1. Nëse zbresim pak më poshtë, në Kombëtaren U19, të drejtuar për më shumë se një viti nga Armando Cungu, shohim që bilanci thellohet negativisht.

u19

Në shtatë ndeshje gjatë 2022, janë humbur 5 të tilla, një barazim dhe një fitore. Ndërkohë Kombëtarja U-17 është ajo që nderon flamurin kuqezi për vitin 2022. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku nuk ka humbur asnjë ndeshje, teksa regjistron një fitore dhe një barazim ndaj Kosovës.

u17

Ndërsa ajo që “ngroh” këtë grupmoshë, është edhe paraqitja e Kombëtares U-16, që shkëlqeu në turneun “UEFA Development”, duke u renditur e para në grup me 9 pikë pasi mposhti Irlandën e Veriut, Perunë dhe Luksemburgun në muajin prill.

u16

Kjo grupmoshë e drejtuar nga Bulku po përgatitet për kualifikueset e kampionatit europian më 20-26 tetor ndaj Uellsit, Kroacisë dhe Suedisë. Për të kaluar më pas te Shqipëria U-15 që ka një ecuri të balancuar. Të drejtuar nga Armand Damo, ata kanë zhvilluar katër ndeshje në total, ku dy prej tyre i kanë fituar dhe dy i kanë humbur.

KOMBËTARJA A

Nëse deri tani renditëm bilancin e ekipeve zinxhirë, po të ngjitemi në majë dhe të shohim Kombëtaren A, sërish do të përplaseshim me zhgënjimin.

a

Të drejtuar nga Edi Reja, në vitin 2022, Shqipëria ka zhvilluar shtatë ndeshje, ku nuk ka arritur të marrë asnjë fitore, por vetëm tri barazime dhe katër humbje, me një golavarazh prej 5 golash të shënuar dhe 8 të pësuar.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"