Bilanci i Kombëtareve, kuqezinjtë shkëlqejnë në muajin qershor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2023 | 12:08

Bilanci i Kombëtareve, kuqezinjtë shkëlqejnë në muajin qershor

Muaji qershor foli për kuqezinjtë. Përveç Kombëtares A, në fushë zbritën edhe ekipet zinxhirë të moshave, edhe pse në takime miqësore, duke qenë se eliminatoret me bashkëmoshatarët e tyre i nisin në shtator.

KOMBETARJA

Ndryshe nga herët e fundit, ajo që bie në sy është bilanci pozitiv në total i të gjithë ekipeve që janë përfaqësuar me fanellën kuqezi, teksa janë luajtur 9 ndeshje gjatë muajit që sapo lamë pas dhe numërohen 6 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

BILANCI- Shqipëria e Silvinjos arriti të marrë dy fitore në dy ndeshje, fillimisht me Moldavinë në shtëpi, me golat e Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit dhe gjithashtu një fitore në transfertë ndaj Ishujve Faroe, me autorë të golave: N.Bajrami, Asllani dhe Muçi.

Ndërkohë nëse zbresim pak më poshtë, Kombëtarja Shpresa fitoi në miqësoren e vetme që zhvilloi me Bullgarinë U-21 në “Elbasan Arena”. Shënues për kuqezinjtë e Alban Bushit ishin: Medon Berisha, Stiven Shpendi dhe Arda Kurtulan.

Sa i përket Kombëtares U-19, tani e drejtuar nga Ervin Bulku, u arrit një fitore 1-0 me golin e Kurtit dhe një barazim pa gola, në dy miqësoret ndaj Kosovës.

Shqipëria U-17, e drejtuar nga Ardi Behari, në dy sfidat me Maqedoninë e Veriut, arriti po ashtu një barazim 0-0 dhe një fitore 3-1 në takimin e dytë. Golat u shënuan nga: Erigestino Pepnikaj, Tedi Malaj dhe Ergis Arifi.

Ndërkaq, humbja e vetëm erdhi nga Kombëtarja U-15 që u mposht takimin e parë 3-2 në Ohër me Maqedoninë e Veriut dhe fitoi me po të njëjtin rezultat në ndeshjen e dytë në “Elbasan Arena”.kombe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"