Bilanci i klubeve shqiptare në 5 vitet e fundit të Ligës së Europës/ Ka shënuar edhe Haland, ish-sulmuesi i Laçit turpëroi me 6 gola… Luftëtarin  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2023 | 23:56

Bilanci i klubeve shqiptare në 5 vitet e fundit të Ligës së Europës/ Ka shënuar edhe Haland, ish-sulmuesi i Laçit turpëroi me 6 gola… Luftëtarin  

Ashtu si çdo vit, muaji korrik është barometri i klubeve shqiptare, të cilat pasi kanë mësuar kundërshtarët, do të përballen javën tjetër, në ndeshjet e vlefshme për turnetë europianë të sezonit që vjen. 

Goli-me-penallti-ndaj-Lacit-470x313

Për sa i përket bilancit të klubeve shqiptare në 5 vitet e fundit në kompeticionin e Ligës së Europës, nëse do të kthehemi pak mbrapa në kohë, do të gjejmë edhe emrin e sulmuesit gjigant të Mançestër Sitit, Erling Haland, që në sezonin 2018 ku ishte pjesë e norvegjezëve të Moldes, ka shënuar në portën e Laçit, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Europës. Haland ka shënuar në pjesën e parë me anë të një penalltie. 

715x715_f20877a6ce42a376c0d8640a805789dd

Ndërkohë nëse do të flasim për një futbollist që ka shënuar më shumë në portën e një ekipi shqiptar në këto pesë vitet e fundit, ai është Adeleke Akiniemi. Ish-sulmuesi i Laçit në vitin 2018 luante për letonezët e Ventspilsit dhe në dy përballjet kundër Luftëtarit në Ligën e Europës ka shënuar 6 gola, katër në takimin e parë dhe dy në të kthimit. 

LOGO REZULTATET

2 LOGO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"