“Big 6”, Siti i Pep ka fituar 59 pikë më shumë sesa rivalët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 16:22

“Big 6”, Siti i Pep ka fituar 59 pikë më shumë sesa rivalët e tij

Zbulohet tabela e “Big Six” e Premier Ligës që prej transferimit të Pep Guardiolës te Mançester Siti. Pep është në krye të “Etihad Stadium” që nga viti 2016. Skuadra e tij ka fituar gjashtë tituj të ligës gjatë tetë sezoneve të tij si trajner.

guardiola

Siti e fitoi titullin e fundit të dielën, duke fituar ligën për të katërtin vit radhazi, një arritje historike. Dominimi i tyre nën markën e Guardiolës konfirmohet edhe nga klasifikimi i gjashtë klubeve të mëdha të Anglisë në tetë sezonet e fundit. Skuadra e Guardiolës ka fituar 29 ndeshje më shumë dhe ka marrë 59 pikë më shumë se çdo klub tjetër gjatë asaj periudhe.

JUNAJTID – 549 PIKË: Pavarësisht dy vendeve të dyta që nga viti 2016, Mançester Junajtid ka numrin më të ulët të pikëve nga klubet e “Big Six”. “Djajtë e kuq” shënuan renditjen e tyre më të ulët ndonjëherë, në vendin e tetë këtë sezon. Junajtid, gjithashtu ka fituar numrin më të ulët të ndeshjeve, 158, gjatë kohës së Guardiolas te Siti.

ÇELSI – 549 PIKË: Çelsi ka fituar titullin dhe ka përfunduar në gjysmën e dytë të klasifikimit gjatë tetë sezoneve të fundit. Që nga fitimi i ligës në sezonin 2016-17, blutë nuk kanë përfunduar më lart sesa vendi i tretë. Çelsi barazohet me Junajtid me pikë, por me 161 fitore, 66 barazime dhe 77 humbje, por ka +36 gola diferencë.

TOTENHEM – 552 PIKË: Totenhem është vetëm tri pikë përpara Junajtid dhe Çelsit, pasi ka humbur më shumë ndeshje nga çdo klub (84). Renditja në vendin e pestë këtë sezon është një përmirësim me sezonin e kaluar, kur “Spërsat” e përfunduan sezonin në vendin e tetë. Megjithatë, ata kanë përfunduar në top katërshe vetëm një herë që nga viti 2019, pavarësisht se e mbyllën si nënkampionë në sezonin e parë të Guardiolës.

asdsaddsadasdasdas

ARSENAL – 567 PIKË: Nxënësi i Guardiolës, Mikel Arteta, e ka shndërruar Arsenalin në sfidues për titull gjatë mandatit të tij. Dy renditjet e njëpasnjëshme në vendin e dytë kanë parë që “Topçinjtë” të fitojnë 567 pikë në tetë sezonet e fundit. Ata kanë marrë gjithashtu 171 fitore, por 79 humbjet e tyre janë më të paktat, pas atyre të rivalëve të Totenhemit për të njëjtën periudhë.

LIVERPUL – 657 PIKË: Përpara se të shfaqej Arsenali, Liverpuli e shtyu Sitin deri në fund për tri sezone radhazi. Rivaliteti midis Guardiolës dhe Jyrgen Klopit pa gjithashtu që Liverpuli të fitonte titullin në 2020, hera e vetme që Siti e ka humbur atë që nga titulli i tyre i parë nën drejtimin e spanjollit. Liverpuli ka humbur vetëm një ndeshje më shumë sesa Siti gjatë tetë viteve të fundit dhe gjithashtu renditet i dyti për fitoret, golat e shënuar dhe diferencën e golave.

SITI – 716 PIKË: Gjashtë titujt e Siti në tetë sezone i kanë parë ata të fitojnë 225 ndeshje dhe të shënojnë 755 gola. Skuadra e Guardiolës u bë këtë sezon klubi i parë anglez që ka fituar katër tituj radhazi të ligës. Edhe në dy sezonet që Siti ka munguar në vendin e parë, ata kanë përfunduar i treti dhe i dyti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"