Bicaj: Arbitrat i kemi çdo ndeshje kundër, shokët nuk po e kuptonin pse nuk festoja golin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 19:47

Bicaj: Arbitrat i kemi çdo ndeshje kundër, shokët nuk po e kuptonin pse nuk festoja golin

Pas ndeshjes me Skënderbeun, ku edhe shënoi golin e vetëm për vlonjatët, mbrojtësi Ditmar Bicaj, foli për mikrofonin e “Gol pas Goli”. Ai tha se shënoi ndaj ish-ekipit të tij, dhe nuk po festonte, por shokët e skuadrës nuk po e kuptonin pse nuk po festonte.

bicaj

Për ndeshjen…

Pjesën e parë ishim më superiorë se Skënderbeu, ishim më agresivë. Me daljen e Sidibes, humbëm pak forcë. Edhe me aktivizimin e Muzakës, Skënderbeu u bë më i fortë. Duhet të shohim përpara. Kemi një ndeshje të fortë në Lushnje dhe synojmë fitoren.

Kundërshtari më i fortë…

“Do thosha Skënderbeu. Të jemi me këmbë në tokë, çdo ekip që luan ndaj korçarëve ka vështirësi, sepse shtrihet mirë në fushë. Edhe Kukësi ka kualitete, por nuk e di pse ka disa rezultate jo pozitive.

Nuk festuat ndaj ish-skuadrës…

“Edhe shokët e  skuadrës u çuditën pse nuk po feston, por më pas e kuptuan.”

Sa ndryshon sjellja e arbitrave nga Skënderbeu dhe tani te Flamurtari

“Nuk dua të merrem fare me arbitrat. Kemi drejtuesit që merren me arbitrat, por më vjen keq jo vetëm për golin sot, por kemi pasur shumë kontestime. Nuk dua të merrem fare me arbitrat. Jeni ju specialistat që shikoni çdo gjë.”

“E desh fati që unë sot të shënoja me këmbë, ndërsa Gjergji me kokë. Muzaka u lodh më shumë, pasi unë vetëm e shtyva.”






www.minuta90.com