Beteja në distancë/ Vlerat e lojtarëve në Europë, Halandi më i shtrenjti dhe Lautaro i 20-ti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 23:44

Beteja në distancë/ Vlerat e lojtarëve në Europë, Halandi më i shtrenjti dhe Lautaro i 20-ti

Me merkaton që është vetëm tri javë larg edhe renditja e fundit e CIES Football Observatory ka pasur si kriter kartonin e lojtarëve më të mirë në Europë.

nba-canada--df8edf11-2959-485f-984a-a5130022a8a1

Duke pasur parasysh vlerën që do të kenë lojtarët nëse transferohen në merkaton e kësaj vere (pa llogaritur klauzolat dhe duke konsideruar kohëzgjatjen në kontratë), nuk ka asnjë surprizë për atë që kryeson këtë klasifikim si lojtari më i shtrenjtë në botë.

Golashënuesi i Mançester Sitit dhe i Premier Ligës, Erling Haland, udhëheq listën me 250 milionë euro, ndërkohë që pas tij renditen dy lojtarë të tjerë poshtë moshës 23- vjeçare, madrileni Vinicius Zhunior (196 milionë euro) dhe i riu i Arsenalit, Bukajo Saka (195 milionë euro).

Në pesë vendet e para përfshihen edhe Xhud Bellingam që vlerësohet me 190 milionë euro dhe pritet të transferohet nga Borusia Dortmundi te Real Madridi, me anglezin që lë pas atë, i cili mund të jetë shoku i tij i skuadrës, Rodrigo Goesh (184 milionë euro).

SERIA A – Për të gjetur lojtarë të Serisë A në këtë klasifikim duhet të shkojmë në vendin e 16-të, ku milanisti Rafael Leao vlerësohet me 113 milionë euro, ndërkohë që rivali i Halandit në finalen e Stambollit, Lautaro Martinez është lojtari i dytë më i shtrenjtë i Serisë A. Argjentinasi renditet në vendin e 20-të me kartonin e tij që shkon në 100 milionë euro.

vlera e lojtareve

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"