Beteja e gjigandëve të Juventusit dhe Interit, Vlahoviç-Lautaro për të vendosur veton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 11:52

Beteja e gjigandëve të Juventusit dhe Interit, Vlahoviç-Lautaro për të vendosur veton

Pasi është arkivuar pauza e kombëta reve, vëmendja është zhvendosur tërësisht te supersfida e së dielës mes Juventusi dhe Interit. Kurioziteti për të parë në një duel mes tyre, vendi i parë dhe i dytë i kampionatit është i madh, mbi të gjitha kur diferenca është vetëm dy pikë dhe një fitore e bardhezinjve, do të përkthehej në përmbysje të renditjes.

sdfgg

Për të mbërritur te rezultati, të dy trajnerët do të provojnë të hedhin në fushë formacionet e tyre më të mirë, por sytë do të jenë sigurisht te sulmuesit, që do të kenë përballë mbrojtjet më të mira të Serisë A. Ndërsa flasim për sulmuesit, Dushan Vlahoviç dhe Lautaro Martinez janë liderët e reparteve respektive, me Alegrin dhe Inzagin, që më shumë se kurrë do të kenë nevojë për golat e tyre. Kryesuesit mund të mbështeten te golashënuesi më i mirë i kampionatit. Lautaro ka shënuar plot 12 herë në këto 12 javë dhe ka regjistruar edhe 1 asist, duke qenë i frikshëm me ritmin e tij. Në krahun tjetër, Vlahoviç e ka nisur në mënyrë fantastike seoznin dhe shënoi 4 gola në po aq ndeshje në javët e para, por përveç një asisti, nuk ka qenë më i përfshirë gola në të tjerë. Problemet në shpinë e ulën në stol për disa ndeshje dhe nuk e lejuan që të shënonte në vazhdim emrin e tij në tabelën e golashënuesve, duke bërë që shifrat të mos ndryshojnë.

NË DERBI – Edhe pse të dy po përjetojnë momente të kundërta për sa i përket shënimit, sa i përket përballjes me rivalët e nesërm, shifrat flasin qartë. Vlahoviç dhe Lautaro nuk do të ndeshin viktimën e tyre të preferuar, pasi në kampionat u kanë shënuar vetëm një herë kundërshtarëve. Në rastin e serbit, firma e vetme në Serinë A erdhi me fanellën e Fiorentinës, një ndeshje e përfunduar 1-1 falë goditjes fantastike të Dushanit me të djathtën. Me fanellën bardhezi numri 9 i ka shënuar vetëm një herë në finalen e Kupës së Italisë, të përfunduar 2-4 për Interin. Në krahun tjetër, goli i argjentinasit ndaj Juves në kampionat ka ardhur falë një penalltie, që nuk mjaftoi të shmangte humbjen 1-2 në “San Siro”.

Kapiteni aktual ka shënuar edhe dy herë të tjera përballë bardhezinjve, një herë me një tjetër penallti, në finalen e Superkupës së Italisë të fituar nga Interi dhe në Kupën e Italisë me të vetmin gol nga aksioni, ku sërish nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 1-2. Duket se Interi për Vlahoviçin dhe Juventusi për Lautaron janë shndërruar në tabu, të cilat sulmuesit duhet të përpiqen t’i thyejnë nesër në mbrëmje në “Allianz”.635

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"