“Besnikët” e Alegrit, ja kush rrezikon largimin nga Juvja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 12:24

“Besnikët” e Alegrit, ja kush rrezikon largimin nga Juvja

Ka nga ata që, si Federiko Kieza të përballur me faktin e kryer të largimit të Masimiliano Alegrit, mund të zbrazin valixhen e tyre dhe të kthehen me motive të fshehta për të folur për rinovimin me Juventusin, me perspektivën e një kursi të ri teknik ende për t’u zbuluar.

dfhgfh

Për mirë apo për keq: ndryshimi i trajnerit nuk do të thotë domosdoshmërish skenarë më të mirë për të gjithë në projektin e ri. Dhe pastaj ka nga ata që, të lidhur me “Kontin Maks” nga një fije sigurisht teknike, dhe në disa raste nga besimi dhe mirëkuptimi në një kuptim më të gjerë. Pikërisht ata, me ndryshimin në stol sigurisht që shohin perspektivat e tyre të ndryshojnë, dhe ndoshta do të meditojnë largimin.

MILIK- Një vit më parë në këtë periudhë, kur Xhuntoli s’kishte ardhur ende dhe në një vakum pushteti (në kuptimin e mirë) të zënë vetëm nga Mnna, zëri i Allegrit ishte më i rëndësishmi në planifikimin e fuqisë punëtore. Ishte periudha që çoi në konfirmimin vjetor të Adrien Rabiosë dhe kërkesën e trajnerit për blerjen e përhershme të Arkadiush Milikut. Marrëdhënia e besimit me polakun, në të vërtetë pak e përdorur në të gjithë pjesën e parë të sezonit, pësoi një krisje me kartonin e kuq ndaj Empolit. Ish-lojtari i Napolit që me lojërat e tij më të mira ndihmoi “Zonjën” për të luajtur për trofeun e vetëm të sezonit, Kupën e Italisë tani duket jashtë projektit të ri teknik.

RABIO- Nga ana tjetër, lidhja e Rabiosë me Alegrin është transparente, dhe e dukshme edhe në festimet për Kupën e Italisë apo përshëndetjen në rrjete sociale pas shkarkimit të 58-vjeçarit. Ajo e francezit s’duket tamam një qasje në funksion të kontratës që skadon në fund të sezonit dhe idesë për një rinovim të mundshëm. Nga këtu nuk mund ta marrim si të sigurt largimin e francezit, sepse për Rabionë lidhja me ish-shokun e tij të skuadrës dhe mentorin Tiago Mota është gjithashtu e fortë. Për më tepër, për klubin bardhezi kushton më pak të mbajë mesfushorin edhe me një çmim të lartë sesa të kërkojë një zëvendësues. Adrieni është shumë besnik, por skenarin e shkruan vetë.

BESNIKË DHE JO – Pastaj ka nga ata që janë “shumë besnikë” sepse i detyrohen shumë Alegrit, si Federiko Gati që promovua nga trajneri. Por është pjesë e projektit afatgjatë, pavarësisht nga prania e Maks, edhe pse do të duhet të verifikohet kur të kalohet në një sistem tjetër si ai i Tiago Motës. Dhe pastaj ka nga ata që kanë një reputacion si shumë besnik, ndoshta si Fabio Mireti, i pronovuar gjithashtu dy vite më parë dhe që gjithashtu ndan agjencinë menaxhuese me trajnerin. Për të mos u harruar edhe Daniele Rugani, i cili ka jetuar sezonet më domethënëse me Alegrin, por sinqerisht është e vështirë ta konsiderosh ende si të tillë, duke pasur parasysh përdorimin e kufizuar këtë sezon siç i ndodhi edhe Matia Perinit. Aleks Sandros do t’i përfundojë kontrata dhe as Alegri s’do ta mbante dot në grup, ndërkohë që mbrojtësi “i birësuar”, De Shiljo, do të duhet të gjejë një sistemim nëse dëshiron të luajë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"