Besëlidhja pa trajner në Korçë, Bruka: Ja e vërteta e largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 15:56

Besëlidhja pa trajner në Korçë, Bruka: Ja e vërteta e largimit

Javën e shtatë të kampionatit që Besëlidhja e zhvillon në Korçë ndaj Skënderbeut, skuadra do të drejtohet teknikisht nga zv. traineri Hasan Hoxha. Të premten pasdite Besëlidhja zhvilloj ditën e parafundit të stërvitjes për llogari të transfertës të së dieles ndaj Skënderbeut që do të zhvillohet në ora 16.00 në stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të Korçës.

alban bruka

E premtja ishte edhe dita e fundit e stërvitjes së Besëlidhjes nga traineri Alban Bruka. Ndërsa të shtunën skuadra lezhjane e Besëlidhjes është grumbulluar nën drejtimin teknik të zv. trainerit Hasan Hoxha dhe pas një seance të shkurtër stërvitore, në ora 15.00 jan nisur drej qytetit juglindorë të Korçës.

Për pasardhësin e Alban Brukës në krye të stolit të Besëlidhjes, sipas burimeve brenda klubit do t’a mësojmë vetëm pas ndeshjes ndaj Skënderbeut.

Për të mësuar arsyet e mungesës së trainerit Alban Bruka në ndeshjen ndaj Skënderbeut, i morëm eksluzivisht për “Panorama Sport” një prononcim.

“Që nga e shtuna unë nuk jam më trainer i Besëlidhjes, kjo vetëm për arsye personale (familiare). Besoj se do të më mirëkuptojnë të gjithë, që nga futbollistët e deri tek tifozeria. Unë ka mbi 25 vjet që jam pjesë aktive e Besëlidhjes, futbollist, kapiten, drejtor teknik dhe tri herë trainer i sajë. Jam i lumtur që më është dhënë mundësia që të jemë jo vetëm futbollist e kapiten, por edhe trainer i një ekipi historik me moshë sa vetë futbolli shqiptarë siç është Besëlidhja. Shpresoj shumë se java ime e fundit stërvitore do të më shpërblehet me pikë në arenën korçare ndaj Skënderbeut. Më vjen keq që nuk do të jemë në krye të stolit të Besëlidhjes në një ndeshje historike siç është kjo e javës së shtatë ndaj Skënderbeut, por kështu erdhën rrethanat. Unë zemrën dhe mendjen e kam tek Besëlidhja, ndaj jam i gatshëm që të kontriboj në dobi të sajë sapo të më jepen mundësitë. Besëlidhjes i uroj suksese drejt objektivave që kemi vendosur bashkarisht”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"