Besëlidhja kërkon fitoren, bindja e Banos: Mundim Turbinën dhe dorëzojmë vendin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 11:04

Besëlidhja kërkon fitoren, bindja e Banos: Mundim Turbinën dhe dorëzojmë vendin e fundit

Besëlidhja synon që të hapë një tjetër “kapitull”. Faza e parë shkoi si shkoi, por tani kanë një mision: të shpëtojnë. Janë 39 pikë në lojë dhe mbijetesa është më shumë se e mundshme. E megjithatë, gabimet i kanë të ndaluara dhe sidomos në shtëpi. Këtë e kanë më shumë se të qartë, ndaj kundër Turbinës do të kërkojnë veçse fitoren.

 

bano

Nëse në Cërrik janë ndalur te rezultati 0-0 me këtë kundërshtar, këtë herë barazimin e kanë të ndaluar. Trajneri Artan Bano ka besim te futbollistët, të cilët po stërvit që nga fillimi i kësaj jave e ka besim që do t’ia dalin dhe këtë e pohon për “Panorama Sport”:

“Puna e kësaj jave, do të duket të dielën. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar intensivisht, jo vetëm fizikisht, por edhe në planin tekniko-taktik. Theksin e kam vënë më së shumti te kolaudimi i formacionit, pasi dihet që shumica kanë ardhur në këtë merkato janari. Jam optimist dhe mendoj se Besëlidhja ka mbledhur rreth vetes mjaft futbollistë cilësorë, që do ta bëjnë diferencën. Tani është detyra ime që këtë kontingjent ta menaxhoj me kujdes, për t’i caktuar detyrat sipas aftësisë. Duke e parë nga jashtë tabelën e klasifikimit, të duket sikur jemi në telashe. Realiteti është tjetër, pasi diferenca e pikëve deri në mesin e tabelës është shumë e ngushtë. Kjo renditje përmbyset me një ndeshje të vetme. Kur vendosa të marr në dorëzim Besëlidhjen, e kam marrë parasysh riskun e renditjes, por kur e pashë ekipin nga afër jam mbushur me optimizëm. Tani jemi të përqendruar vetëm te Turbina, pasi nuk duam të hedhim hap fals. Ne do të luajmë vetëm për fitore dhe jam i bindur se do ta marrim atë. Ekipi e ka kapacitetin e duhur, por edhe dëshirën për atë mision. Një trepikësh do të shënonte edhe largimin definitiv nga zona e kuqe”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"