Besëlidhja kalon edhe pengesën “Murlan”, miqtë triumfojnë në transfertë me 2 rrjeta të tundura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 16:21

Besëlidhja kalon edhe pengesën “Murlan”, miqtë triumfojnë në transfertë me 2 rrjeta të tundura

Besëlidhja e Dritan Smajlit ka arritur të shtunën fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mbajtur diferencën me -3 pikë nga Valbona kryesuese.

dfxh

Skuadra lezhjane mposhti Murlanin 0-2 në fushën e Barbullushit, por nuk ka qenë aspak e lehtë për miqtë, të cilët golat i gjetën vetëm në pjesën e dytë. Murlani është mbrojtur mirë dhe ka kundërsulmuar rrezikshëm. Në pjesën e parë, pavarësisht insistimit të lezhjanëve për të kaluar në avantazh, nuk pati gola. Në pjesën e dytë Besëlidhja shtoi presionin, ndërsa vendësit e drejtuar nga Vahedin Pepa bënë dy zëvendësime të detyruara për shkak dëmtimesh.

Duhet të vinte minuta e 63-të që të zhbllokoheshin shifrat. Pas një aksioni të gjatë, është sulmuesi Arli Përgjoni që përfiton dhe e dërgon topin në rrjetë. Miqtë e administrojnë mirë takimin dhe në minutën e 81-të, arrijnë të fitojnë edhe një penallti, teksa është sërish Përgjoni që shënon dhe dyfishon rezultatin. Portieri Bici i Murlanit, edhe pse kuptoi krahun dhe devijoi topin, duke krijuar iluzionin e evitimit të golit, përsëri “sfera” shkoi në rrjetë. Në minutat e fundit nuk pati më histori, edhe pse lezhjanët mund të kishin trefishuar shifrat me rastet që krijuan. Në javën e ardhshme, Besëlidhja do të luajë sërish në transfertë, këtë herë kundër Sopotit në Librazhd.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"